ShowBiz
9 July 2021
Ola dhe Murati nuk janë bashkë! Ola zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes

Dolën çift nga programi dhe u “zhduken” nga çdo dalje televizive duke mos zbuluar asgjë se çfarë po ndodh mes tyre.

Ndjekësit dhe mediat kohë pas kohe shkruanin për një krizë mes tyre por vetëm mbrëmë në Top Arena, protagonistja foli vet për herë të parë.

Ola e ftuar përballë Antonelës në Top Arena konfirmoi se ajo dhe Murati nuk janë më bashkë.

Ish-konkurrentja tha se pas daljes nga programi u përballën me realitetin dhe janë distancuar dhe arsyeja konkrete është një hatërmbetje e Muratit.

“Nuk jemi bashkë. Mendoj se ka një qejfmbetje nga ana e tij, gjë që nuk ma ka shprehur prandaj nuk flasim. Mendoj i ka ngelur qejfi nga ndonjë video që kam hedh në rrjete sociale gjë që ndodh në imagjinatën e tij se nuk ka asgjë reale. Ai nuk ka kërkuar sqarime prandaj dhe unë nuk ia jap. Të kishte dashur do të më kishte pyetur”, tha mes tjerash Ola.



Të ndryshme
Më shumë
Disa arrestime për ryshfet në bujqësi, reagojnë nga LSDM: Rrezikohet programi IPARD-3 në vlerë të 128 milionë euro 8 November 2025
Gjermania planifikon “pensionin e hershëm”, çfarë do të thotë?26 September 2026
Më shumë vdekje se sa lindje në tremujorin e dytë në Maqedoni 2 September 2021