Nga Vendi
19 July 2021
KSI: Rritje e rasteve me COVID-19 në Shkup dhe Tetovë, për momentin mbeten masat kufizuese aktuale

Ministria e Shëndetësisë informon se Komisioni për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar gjendjen epidemiologjike në vend.

Nga MSH thonë se Komisioni ka konstatuar se ka rritje të lehtë të rasteve pozitive dhe testimeve për COVID-19 në Shkup dhe Tetovë.

“Sipas analizave në Tetovë, përhapja e virusit është për shkak të mosrespektimit të protokolleve dhe rekomandimeve gjatë organizimit të ahengjeve familjare dhe festave të tjera në ambiente të mbyllura”.

“Edhe përkundër rasteve aktive dhe rasteve pozitive nga të testuarit, gjendja është stabile, ndërsa në spitale nuk ka presion nga pacientët e hospitalizuar. Komisioni për Sëmundje Infektive për momentin mbetet në masat aktuale, të cilat mund të ashpërsohen nëse është nevoja”, thuhet në njoftim.

MSH i fton qytetarët që të respektojnë rekomandimet dhe të parandalojnë përhapjen e virusit COVID-19./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mariçiq: Qëllimi është që regjistrimi të përfundojë në afatin e paraparë29 September 2021
Kadriu kërkon ligj të veçantë për Gjykatën Kushtetuese dhe votim me shumicë cilësore13 March 2026
Shqiptari kapet me 494 mijë euro të fshehura në veturë23 July 2021