Kuriozitete
19 July 2021
Dielli lëshon flakën e pazakontë, shkencëtarët të shqetësuar

Dielli duket se po rizgjohet pas një periudhe qetësie përgjatë një cikli 11 vjeçar, e këtë e bëri me lëshimin e flakës më të fuqishme prej vitesh të tëra.

Bëhet fjalë për një flakë X-class, siç kategorizohen nga ekspertët shpërthimet e mëdha të yllit të sistemit tonë diellor. Më e fuqishmja e tyre ka qenë një X28, e regjistruar nëntorin e 2003-shit. Flaka e re ishte mjaft intensive dhe arriti të prodhonte një pulsim rrezesh X që goditën pjesën e sipërme të atmosferës e shkaktuan një blackout të valëve radiofonike mbi oqeanin Atlantik.

Shpërthimi i fundit i regjistruar i këtij lloji daton shtatorin e 2017-tës. Shkencëtarët e konsiderojnë këtë një shenjë, e cila së bashku me lëshimet koronale që dalin nga sipërfaqja e Diellit, dëshmojnë se cikli i tij është bërë padyshim më aktiv. Fusha magnetike e Diellit ndryshon çdo 11 vjet me polin e veriut dhe të jugut që ndërrojnë vendet.

Nuk dihet ende se çfarë i shkakton cikle të tilla, por duket se polet ndryshojnë kur fusha magnetike dobësohet ndjeshëm, në një fenomen që njihet dhe si minimumi diellor.



Të ndryshme
Më shumë
Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar një dron të Houthive pranë Mekës16 September 2026
Mbyllje dhe orë policore, këto janë masat e reja që pritet të merren në Kosovë27 August 2021
Pësoi aksident me motoçikletë, vdiq 34-vjeçari nga Llopati i Kumanovës20 July 2025