Nga Vendi
22 July 2021
Zaev takim me Ramën dhe Vuçiq: Ky është një Ballkan i ri, evropian

Këtë mëngjes, Kryeministri Zoran Zaev kishte takim virtual me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për të rënë dakord mbi përgatitjet për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Shkup më 29 korrik.

“Këtë mëngjes kam pasur takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, po e organizojmë në Shkup më 29 korrik duke u lidhur edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë.

Ky është një Ballkan i ri, evropian”, shkruan Zaev në Facebook./Telegrafi



Të ndryshme
Më shumë
Nga sharjet në rrjet, te tritoli dhe rrëmbimi i djeshëm/ Si nisi sherri mes Fabio Dushkut dhe Kozakut24 September 2021
Dita e fundit nga afati i vazhduar për paraqitje për regjistrues rajonal dhe instruktorë17 August 2021
Pamje nga vendi ku u gjuajt me armë zjarri autobusi dhe la të vdekur tre persona26 November 2021