Nga Vendi
22 July 2021
Maqedoni: Vazhdohen masat aktuale për hyrje në Greqi

Deri më 29 korrik janë vazhduar masat aktuale për hyrje në Greqi, gjegjësisht nevojitet dokument për COVID-19 dhe plotësimi i formularit PFL.

Maqedonia e Veriut ende është në listën e vendeve të treta për të cilat nuk vlen ndalesa për hyrje në Greqi, janë të hapura të gjitha vendkalimet kufitare, ndërsa për udhëtim në Greqi nevojitet certifikatë për vaksinim ose test negativ PCR ose vërtetim se e keni kaluar coronavirusin, së bashku me plotësimin e PLF formularit.

Për shkeljen e masave ligjore dhe obligimeve gjatë qëndrimit në Greqi janë parashikuar dënime prej 500 deri në 5.000 euro./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Vedat Muriqi shpërthen emocionet pas golit të fitores ndaj Real Madridit dhe flet për humbjen e Kosovës nga Botërori 9 April 2026
Xhamia në Londër përballet me hetim pas predikimeve që justifikojnë dhunën ndaj grave dhe ekzekutimet 1 October 2026
Gold AG i nënshtrohet procedurave për heqjen e tatuazheve21 September 2021