Nga Rajoni
22 July 2021
Reagon Molliqaj: U konfirmua se dhuna e përdorur ndaj nesh ishte e qëllimshme

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas pezullimit të marrëveshjes për tiketa ngjitëse në automjete, e cila parashihte që qytetarët të paguanin nga 5 euro.

Ai ka thënë se sot u konfirmua që kur ke të drejtë, pavarësisht a je ”i vogël” apo i madh, në fund triumfon.

Tutje, ai ka thënë se Hysen Durmishi dhe gjithë të tjerët të përfshirë në këtë rast duhet të dorëhiqen.

Postimi i tij i plotë:

Marrëveshja u pezullua, zhvatja u konfirmua

U konfirmua që ne dhe të gjithë ata që e kundërshtuam këtë marrëveshje kishim të drejtë.

U konfirmua që dhuna e përdorur ndaj nesh nuk ishte e rastësishme por e qëllimshme. Sepse pushtetit të Kurtit i dhemb shumë kur e sulmon aty ku duhet, kur ia zbulon zhvatjen e buxhetit.

U konfirmua që kur ke të drejtë, pavarësisht a je ”i vogël” apo i madh, në fund triumfon.

Nënshkruesi i kësaj marrëveshjeje zhvatëse, zv. ministri Hysen Durmishi dhe gjithë të tjerët të përfshirë në këtë marrëveshje duhet të dorëhiqen menjëherë.

Pavarësisht pezullimit të marrëveshjes, kallëzimi penal i PSD-së duhet të shqyrtohet me prioritet, dhe nënshkruesi i saj të marr dënimin konform ligjeve të vendit.

Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen në rezistencën tonë kundër kësaj marrëveshjeje. Kjo është vetëm fitorja e parë kundër këtij pushteti populist.



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot me vranësira mesatare, temperatura deri në 26 gradë15 June 2021
Rasti tragjik në Xhon Kenedi, ende nuk është kapur vjedhësi i barnatores23 September 2021
Njofton Prokuroria: 83 persona të dënuar të cilët ndodhen në liri, janë të armatosur për të penguar procesin zgjedhor17 October 2021