Nga Vendi
22 July 2021
Komisioni për Antikorruspion kërkon që Merko të përgjigjet penalisht

Komisioni për Antikorrupsion kërkon që kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko të përgjigjet penalisht për sjellje të pahijshme financiare të konfirmuar në hetimin e tyre, por edhe nga auditorët e shtetit.

Përgjegjësia penale gjithashtu kërkohet edhe nga kryetari i Gjykatës Penale në Strugë i cili personalisht lejoi që buxheti i Komunës të arrinte në 50 milion denarë, edhe pse ishte një nga komunat me më shumë borxhe.

Prokurim i dyshimtë publik, shpenzime iracionale dhe sigurisht prokurimi i veturës luksoze “Audi A6” prej 70 mijë eurosh për  automjet zyrtarë.

Antikorrupsioni paraqiti një iniciativë që përfundoi në Prokurorinë e Krimit të Organizuar nga Prokuroria e Shkupit përmes Prokurorisë së Strugës, ku një tjetër para-hetim po zhvillohet për shitjen e paligjshme të ndërtesave./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Vesa Luma takon stërnipin e Skënderbeut, zbulon dhuratën e veçantë që mori prej tij22 September 2026
Për 12 orë, janë evidentuar 65 mijë shkelje nga kamerat "Safe City" 1 December 2025
Shaip Kamberi reagon për stërvitjet ushtarake në Bujanoc19 March 2026