Nga Vendi
23 July 2021
Letërnjoftimet në Maqedoni do të jepen edhe gjatë fundjavës

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dokumentet personale siç janë letërnjoftimi, pasaporta dhe dokumentet tjera do të jepen edhe gjatë kësaj fundjave.

Sipas njoftimit, dokumentet do të jepen në objektin në Radio-televizionin e Maqedonisë dhe pikat Beko, Draçevë, Butell dhe Gjorçe Petrov. “Orari i punës është nga 08:00 deri 16:00, ndërsa të shtunën do të jepen letërnjoftime në objektin në “Radio-televizionin e Maqedonisë dhe pikat Beko, Draçevë, Butell dhe Gjorçe Petrov, ndërsa të dielën dokumentet mund të merren vetëm në objektin e RTM nga ora 08: deri në ora 16:00”, sqaruan nga policia.

Dokumentet personale janë me emrin e ri kushtetues, ndërsa qytetarët për disa muaj nuk kishin mundësi të nxjerrnin dokumentet për shkak të përditësimit të sistemit në MPB.



Të ndryshme
Më shumë
“Tre kombe bëjnë më shumë se një komb”, Zaev mesazh Kurtit rreth çështjes së “Ballkanit të Hapur” 9 August 2021
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut27 July 2020
Ilindeni, mesazhe të ndryshme nga Mickoski dhe Filipçe për të ardhmen e vendit 2 August 2026