Nga Vendi
30 June 2020
Ziberi kërkon duel në TV me Zaevin dhe Mickoskin

Pas prezantimit të agjendës për 100 ditët e para si kryeministër, kandidati shqiptar nga BDI Naser Ziberi ju bëri thirrje oponentëve të vetë politik maqedonas për debat publik në TV: qytetarët meritojnë debat demokratik rreth ideve dhe të ardhmes së vendit.

"Tani është koha që programet tona, idet tona, vizionet tona, konceptet tona tua bëjm publik qytetarëve të Maqedonis së Veriut", theksoi Ziberi.

"Prandaj shfrytëzoj rastin të ftoj dy konkurentët e tjerë për postin e kryeministrit në një duel televiziv.

Gjithkund nëpër botë debat të tilla mes kandidatëve për kryeministër janë një segment i rëndësishëm në një shtet demokratik.

Ju drejtovem z.Zaev dhe z.Mickoski që të pranojnë këtë dorë të shtrirë për të organizuar një debat publik në mediat e pavarura dhe neutrale, që të bejmë një debat televiziv dhe t'i njoftojmë qytetarët me pikpamjet, vizionet dhe idet tona, tua lehtësojmë atyre mundësin për të vendosur në ditët e votimit", theksoi Ziberi./Almakpress/



Të ndryshme
Më shumë
Ndërpritet procesi i regjistrimit në Maqedoni, bie interneti 6 September 2021
Janevska: Duhet të ketë barazim të racionit studentor me inflacionin 5 September 2025
Maqedoni: Kriza po kalon, punëtorë në hoteleri nuk ka21 June 2021