Nga Vendi
23 July 2021
Lëvizja BESA: Jemi gati për t’u futur fuqishëm në zgjedhjet e tetorit

Sot u mbajt mbledhja XIX e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, në të cilën u diskutua rreth procesit të riorganizimit të strukturave të Lëvizjes BESA, ku u dha raport i detajuar për të gjitha nëndegët e themeluara deri më tani.

Gjithashtu, në këtë mbledhje Kryesia Qendrore i propozon Kuvendit Qendror të partisë që për Shef të Shtabit Zgjedhor Qendror të Lëvizjes BESA për zgjedhjet lokale të vitit 2021 të zgjidhet sekretari gjeneral Arjanit Hoxha.

“Kryesia qendrore e Lëvizjes BESA konstatoi se me konsolidimin e tërësishëm të strukturave partiake, jemi gati për t’u futur fuqishëm në zgjedhjet e tetorit”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA, transmeton TV21.



Të ndryshme
Më shumë
Shahpaska: Po të mos ishte pandemia, do të kishim tejkaluar pagën mesatare prej 500 eurosh29 July 2021
Osmani: Ligji për përfaqësim të drejtë është “tradhti e nivelit të lartë”23 April 2026
GRUBI: Modernizimi i spitalit obstetrik-ginekologjik në Çair, fillim i fuqishëm i Qeverisë 19 September 2020