ShowBiz
23 July 2021
Dua Lipa në Shqipëri, Edi Rama pas takimit me të: Çfarë çike

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është duke qëndruar në Tiranë, raporton Gazeta Express.

Dua Lipa është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Rama ka bërë të ditur detaje për takimin me këngëtaren përmes një shkrimi në Facebook.

“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju”, ka shkruar Rama.

“Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike??”, ka thënë ai./GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Zaev vazhdon të pohojë se Milevski ka pasur të drejtë për të dalë nga burgu 7 September 2021
“Na këpute shpirtin Faton, ishe pike e djalit” – Leonora Jakupi e përlotur nga vdekja e mikut të saj 1 September 2021
Andin Hoti i përgjigjet Velko Odaloviqit: Dëshira për masakra është ende në gjakun tuaj!17 August 2021