Sport
26 July 2021
“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës” – Presidentja falënderon xhudisten për suksesin e arritur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Xhudistja nga Peja arriti që në finale të mposht francezen, Sarah Leoine Cysique, duke e marrë kështu medaljen e dytë të artë për vendin tonë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Osmani ka thënë se në këtë ditë zie për Kosovën, Nora solli dritë.

Më poshtë keni postimin e saj të plotë (pa ndërhyrje):

Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.

Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.

Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!



Të ndryshme
Më shumë
MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 14.525 vaksina 1 July 2021
Policia shkon në banesën e deputetes Adriana Matoshi, i del problem me fqinjën..27 September 2021
Historiani Gjorgjiev jep dorëheqje nga Komisioni i Historisë me Bullgarinë22 October 2021