Nga Rajoni
26 July 2021
Flamuri i Kosovës ulet në gjysmë shtizë në nder të viktimave të aksidentit në Kroaci

Flamuri i Kosovës është ulur në gjysmë shtizë për aksidentin tragjik që ndodhi të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Në nderim të viktimave të aksidentit që tronditi vendin, presidentja Vjosa Osmani ka shpallur këtë të hëne ditë zie.

Vetëaksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours” po udhëtonte nga Frankufurti drejt Prishtinës.

Të dielën rrugën për në Kroaci mori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij.

Ai vizitoi të lënduarit të cilët po trajtoheshin në spitalin në Slavonski Brod.

Ndërsa mëngjesin e kësaj të hënë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla ka treguar se dy nga personat e lënduar gjenden në mjekim intensiv e që njëri nga ta është në gjendje më stabile.

E dhjetë qirinj që simbolizojnë dhjetë jetët e humbura në aksidentin në Kroaci u ndezën pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë mbrëmjen e së dielës. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kushtëzonte të dashurën me para, në pr anga 28 vjeçari nga Gostivari29 August 2020
Filipçe paralajmëron tërheqje nga Kodi Zgjedhor nëse hiqet Qeveria teknike23 April 2026
Mjekët amë paralajmërojnë protestë: Na ndihmoni, më shumë se 80% e të infektuarve menaxhohen nga ne30 June 2020