Sport
26 July 2021
Medalja e artë olimpike për Nora Gjakovën, Rama: Bravo yll

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë olimpike që e fitoi sot në “Tokyo 2020”.

Rama me anë të një shkrimi në Facebook e ka konsideruar yll xhudisten, e cila shkëlqeu për t’ia siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë pas asaj të Distria Krasniqit, përcjell Telegrafi.

“Yll, Bravo, Bravo, Bravo”, shkruan Rama.

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique.

Kjo është medalja e tretë në histori për Kosovën, pas fitores së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ambasada amerikane mbështet Kosovën para ndeshjes vendimtare me Turqinë31 March 2026
Më 13 qershor Kosova nënshkruan marrëveshjen me SHBA-në për bashkëpunim në mbrojtje10 May 2025
Maqedoni: Janë vaksinuar 47 përqind e popullsisë së rritur 7 October 2021