Nga Bota
26 July 2021
Rritet vlera e kriptovalutave

Vlera e bitcoinit është rritur të dielën mbrëma, dhe për herë të parë pas mesit të qershorit ka tejkaluar shumën e 39.000 dollarëve, pasi që tregu ka filluar të rimëkëmbet pas shitjes së fundit.

Me kriptovalutë sipas orës 23:05 në New York është bërë tregti me vlerë prej 38.059,84 dollarë.

E sipas të dhënave të CoinDesk, vlera është rritur për afro 11 për qind në raport me të njëjtën periudhë 24 orë më herët.

Bitcoin më parë kishte arritur vlerën e 39.544,29 dollarë, më e larta nga 16 qershori i këtij viti.

Rimëkëmbja e bitcoinit ka rritur vlerën edhe të kriptovalutave tjera, kështu Etherum është rritur për 5,9 përqind, në 2299,55 dollarë.

I tërë tregu i kriptovalutave është rritur brenda 24 orëve për 114 miliardë dollarë, të paktën kështu tregojnë të dhënat e cionmarketcap.com.

Kjo rimëkëmbje ka ndodhur pasi që bitcoin së fundmi pati pësuar rënie të shitje nën vlerën e 30.000 dollarëve, duke nxitur një frikë se mund të bie edhe më shumë.



Të ndryshme
Më shumë
Trump kërkon president të ri për Ukrainën pas kritikave të Zelenskyt ndaj marrëveshjes për karburantin rus11 October 2026
Kreu i OBSH: Pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda dy viteve22 August 2020
Mickoski: E ardhmja duhet të jetë më e fortë se ndarjet13 August 2026