ShowBiz
26 July 2021
Tuna Sejdin e bëjnë ‘horë’, ia publikojnë një fotografi nga e kaluara

Tuna Sejdi është një emër mjaft i përfolur në mediet shqiptare.

Këngëtarja e cila ka vite që është pjesë e estradës, përveç jetës private, përflitet edhe për pamjen e saj të jashtme, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Së fundmi, faqja e njohur në Instagram “Vipat e Bllokut” ka bërë ‘horë’ këngëtaren nga Shkupi.

Ata kanë publikuar një fotografi të Tunës nga e kaluara kur nuk i kishte bërë operacionet plastike, e madje kanë pyetur nëse më mirë kohë më parë apo tani.

Kujtojmë se Tuna ka pak muaj që është bërë nënë për herë të dytë, ku solli në jetë djalin e quajtur Zen.

Ndërsa sa i përket raportit me Patrisin, dyshja ende nuk kanë deklaruar rikthimin e tyre, por që dy javë më parë ishin bashkë për pushime.

/Reporteri.net/

 



Të ndryshme
Më shumë
Tentoi të vjedh në xhami, arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi 2 August 2021
Çfarë ndodh me trupin tënd, nëse konsumoni çdo ditë pije me sheqer18 August 2021
“Se keni provuar t’ju vrasin nënën në sy”, Stresi reagon koncertin ku do të këndojë Bregoviç 9 August 2021