Nga Vendi
26 July 2021
Regjistrohen 10 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.473 testime janë regjistruar 10 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja shtatë janë në Shkup dhe nga një rast në Tetovë, Strugë dhe Prilep.

Po ashtu janë shëruar 16 persona dhe dy pacientë të vdekur, prej të cilëve njëri është nga Gostivari dhe një nga Tetova.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 156.086 pacientë, prej të cilëve 150.295 janë shëruar dhe 5.491 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 300./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Secila më e mirë se tjetra, këto janë katër motrat bukuroshe të Arbenitës21 June 2021
“E majta” e Maqedonisë: Votoni sipas bindjeve tuaja28 October 2021
Federata turke apel për respekt në Prishtinë, udhëzime të qarta për tifozët para ndeshjes me Kosovën31 March 2026