Nga Vendi
27 July 2021
Në TikTok me gjuhë të urrejtjes kërkohet kryqëzimi i Talat Xhaferit

Në një video që po qarkullon në rrjetin social “TikTok” e publikuar nga “vmrodpmne.mk”, kryqëzohet kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me gjuhë të urrejtjes.

Videoja e publikuar përmban pyetje “A dëshironi ta shpërbëjmë kuvendin?”, ndërsa më poshtë thuhet “T’i japim fund këtij shqiptari”, duke e përdorur termin racist.

Gjuha e urrejtjes është përdorur edhe në komentet me fjalitë “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, ndërsa videoja përmban sekuenca të punës së Xhaferit në Kuvend.

Ndryshe, gjuha e urrejtjes dhe nxitja dhunë është e dënueshme sipas Kodit Penal të RMV-së, ndërsa këto fenomene janë më të shpeshta para zgjedhjeve për të mobilizuar masa./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Times Square ndriçohet me klip për Samitin e Diasporës në Tiranë, promovim global i eventit12 April 2026
Rama dënon sulmin balistik iranian ndaj Turqisë: Shqipëria mbështet NATO-n dhe Aleatët 9 March 2026
OBSH: Mësuesit dhe punonjësit në shkolla duhet të kenë prioritet për vaksinim30 August 2021