Nga Rajoni
27 July 2021
Motra e 18-vjeçares që vdiq në aksidentin tragjik me shkrim prekës: A pate shumë dhimbje shpirti jem?

Anjeza Bellanica është një nga viktimat e aksidentit tragjik në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci. Motra e saj i ka dedikuar një shkrim prekës në rrjete sociale.

“Edhe ëngjëjt të kanë lakmi sa e bukur je”, shkruan Yllza teksa përmend prindërit duke thënë: “A thu do të thotë babi që kur po vi në shtëpi e po ju shoh më hiqet lodhja? Po mami Anjezë? Ajo s’mundet pa ne të dyja, e di ti.”

Aksidenti i rëndë me 10 viktima dhe 45 të plagosur ndodhi në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti drejt Prishtinës.

Anjez o shpirt motres, o drita e syve t’mi edhe engjëjt ta kanë lakmin sa e bukur je. S’po m’besohet qe motra skam me t’pas ma.

A pate shume dhimbje shpirti jem?

Anjez e çka tash me planet tona për t’ardhmen qysh du me jetu un pa ty? Ti e din qe un edhe ni dit t’vetme pa ty nuk e baj.

Kush m’pret mu n’shpi ty kesh tash ma?

A thu a ka me than prap babi qe kur po vi n’shpi e po ju shoh po m’heket lodhja ? Po mami Anjez? Ajo s’mun pa neve dyjave e din ti.

O shpirti jem Allah-u t’kish dasht ma shum se na e t’morr ty me na prit neve.

Ti ki me kon gjeth me neve ti je shpirti jem

Pusho e qet engjëll.



Të ndryshme
Më shumë
Çfarë ndodhi? Ilir Shaqiri ironizon Beatrix Ramosaj16 March 2022
Veshallë, ja si janë rezultatet31 October 2021
Deri më tani, nuk ka ankesa në KSHZ për procedurën e votimit dhe rezultatet19 October 2021