Nga Vendi
27 July 2021
Filipçe: Mendojmë për masa restriktive nga shtatori ose tetori

 

Ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe ka thënë se në ministri janë duke menduar që të vendosen masa restriktive në shtator ose në muajin tetor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendojmë të vendosim masa në shtator ose në fillim të tetorit. Mendohet për masa për ato që refuzojnë të vaksinohen pasi ata e rrezikojnë shëndetin e tjerëve. Deri tani nuk ka infektime të reja me llojin e virusit delta” tha Filipçe.

Ai shtoi se vaksinimi është duke ecur mirë dhe pritet që të arrihet numri i gjysëm milioni me vaksinime, ndërsa numri i të vaksinuarve me dy doza ka arritur në 330000 qytetarë.

Ai tha gjithashtu se edhe pas vaksinimit, 92 persona janë infektuar me COVID-19 dhe kjo përqindje prej 0,02% është numër që nuk shqetëson. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Seancë konstituive të Kuvendit më së voni për 20 ditë, duhet ta konvokojë Xhaferi16 July 2020
“Ju lutem ndaloni, po më dëmtoni”, Ola reagon ashpër për veprimet ndaj saj12 November 2026
Trazirat në Francë, të rinjtë publikojnë në TikTok pamjet e plaçkitjeve19 October 2026