Nga Rajoni
27 July 2021
Shmangni konsumimin e vezëve, mishit, peshkut, suxhukut e të ngjashme...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për qytetarët që të bëjnë kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit.

Përmes një shkrimi në Facebook, nga Instituti kanë thënë se “shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”.

Nga Instituti kanë bërë thirrje të shmanget konsumimi i mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht. “Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier! Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara. Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë. Konsumoni qumësht  të pasterizuar ose të zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer. Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet”, thonë nga Instituti.



Të ndryshme
Më shumë
Sela: Në protestat për UÇK-në duhet të jenë edhe Kasami, Mexhiti dhe çdo qytetar shqiptar29 September 2026
Avokati Ngjela: Do të goditen elitat politike në Tiranë e Prishtinë, pritet t’u merren paratë dhe pronat 7 September 2021
Mbi 93% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut përdorin internet16 October 2026