ShowBiz
28 July 2021
Fansat nuk e besonin dot se ishte shqiptar, por aktori famshëm i serialeve turq flet SHQIP në Instagram!

Ai është një nga aktorët më të njohur dhe të pëlqyer në Turqi. Bëhet fjalë për Burak Yoruk, i cili ka luajtur në disa telenovela dhe ka shumë ndjekës edhe nga Shqipëria.

Mirëpo ende pak e dinë se ai është me origjinë shqiptare. Madje edhe ata që e kishin dëgjuar diçka të tillë, nuk e besonin.

Por kur ai ndau me 1.3 milionë ndjekësit në “Instagram” një fotografi të tij dhe shkroi në gjuhën shqipe, fansat e kuptuan se ishin të vërteta thashethemet në lidhje me origjinën e tij.

“Djali i nënës”- shkroi aktori në gjuhën shqipe, ku fansat shqiptarë u gëzuan shumë. Kujtojmë se Burak ka zbuluar më herët gjatë një interviste se nëna e tij është me origjinë shqiptare.

“Çka po bon, mirë, ti qysh je”, tha ai, teksa tregoi se di vetëm pak fjalë shqip.



Të ndryshme
Më shumë
Katërshja e gjyqtarëve që do ta përcaktojnë fatin e ish-krerëve të UÇK’së14 September 2026
Jonida pranon lidhjen me Alession22 September 2026
Qeveria e Talat Xhaferit/ 10 shqiptar, 8 maqedonas28 January 2024