Nga Rajoni
1 July 2020
Shqipëri: dy viktima dhe 45 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 45  raste të reja nga 269 testime.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.

Po ashtu Ministria njoftoi se janë shënuar dhe dy humbje jete, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana.

Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.



Të ndryshme
Më shumë
Nxënësit i kthehen nesër mësimit, shkollat të gatshme për pritjen31 August 2021
Vuçiq kritikohet për politikë të jashtme pa strategji dhe me rezultate të kufizuara29 March 2026
Top 10 destinacionet turistike në botë - Evropa dominon, Shqipëria surprizon29 September 2026