ShowBiz
28 July 2021
Anita dhe Ramush Haradinaj shijojnë jetën e natës, argëtohen në koncertin e Elvana Gjatës

Mbrëmë Elvana Gjata performoi në një nga klubet më të reja në vend “VENOM”.

Përveç pjesëmarrjes së madhe të adhuruesve të muzikës së saj, aty u pa edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Ka qenë Anita ajo e cila ka publikuar fotografi së bashku me Elvanën dhe Haradinajn.

“Me shpirtin e shpirtit”, shkruan Anita në fotografinë e publikuar.

Theksojmë se Anita e ka treguar gjithmonë se është një fanse e zjarrtë e muzikës së Elvana Gjatës, ku pothuajse në çdo mbrëmje të saj në Prishtinë apo Tiranë ajo është prezente.



Të ndryshme
Më shumë
Sot gjykata merr vendimin për Fjolla Morinën, dyshohet për trafikim të armëve18 August 2021
Filipçe: Qeveria nuk është stabile 4 May 2025
Aliti: Rrënimi i objektit, hakmarrje politike 2 September 2020