Nga Vendi
29 July 2021
Vuçiq: Nuk do të presim dikënd të vendos për të ardhmen tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para të pranishmëve në “Forumin ekonomik” tha se janë në Shkup për të hapur rrugë për ekonomi të përbashkët dhe jetë më të mirë, por edhe për liri për qytetarët dhe bizneset e tre vendeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Jemi këtu për të vendosur për të ardhmen tonë të përbashkët. Ne nuk kemi probleme mes vete. Ne duam të rritemi së bashku. I pranuam ato që i propozoi Zorani dhe Edi. Edhe ata pranuan që propozova unë. Qytetarët tonë meritojnë shumë më mirë për të ardhmen dhe nuk ka gjë që na ndal. Nuk do ketë as kufinj për të na ndaluar. Me heqjen e kufinjëve ne do të ulim edhe harxhimet e kompanive për të punuar në rajon. Mundësitë janë më të mëdha se pengesat për të bashkëpunuar. Në të ardhmen ne duam të punojmë për të rritur GDP e vendeve tona e kjo do të thotë se shtetet tona do të jenë më të pasura dhe ndërmarrësit do të kenë buxhete më të mëdha për të punuar me rajonin dhe botën” tha Vuçiq, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu se në tetor pritet që ky forum të mbahet në Beograd kurse me propozim të Edi Ramës, i njejti forum do të mbahet në Tiranë.

“Ky takim nuk është kundër askujt por është për jetë më të mirë për qytetarët tonë” përfundoi Vuçiq. /Telegrafi/ 



Të ndryshme
Më shumë
Tragjedia në Tetovë , gjithçka ndodhi për 3 deri në 5 minuta 10 September 2021
Arsovska udhëheq bindshëm në Qytetin e Shkupit31 October 2021
Buzukja futet në oktagon me flamurin kombëtar, pritet me fishkëllima nga publiku serb në Beograd 2 August 2026