Nga Vendi
30 July 2021
Parandalohen gara ilegale në aksin Tetovë-Shkup

Mbrëmë në periudhën prej orës 00:30 deri në orën 01:30, nëpunës policorë nga SPB Tetovë – Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor, pas informatave të marra paraprakisht se në autostradën Shkup – Tetovë, përkatësisht nga pompa e benzinës në autostradë deri në hyrje të Tetovës tek qarkorja veri, do të organizohen gara ilegale me automjete, menjëherë vepruan dhe hasën 14 automjete me targa të Tetovës dhe të huaja, të cilat janë mbajtur përkohësisht në SKRR Tetovë, kumtoi MPB.

“Gjatë ditës së sotme automjetet janë dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm, me ç’rast tek gjashtë prej tyre ishin konstatuar parregullsi teknike, prej të cilave dy ishin për zhurmë më të madhe nga e lejuara dhe ishin konfiskuar në kohëzgjatje prej tre muajve.

Të gjitha automjetet e parregullta menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni, ndërsa kundër vozitësve janë parashtruar parashtresa adekuate dhe ata do të përballen me dënim prej 400 eurove në kundërvlerë të denarit”, thonë nga MPB.

Sektori për punë të brendshme Tetovë, njëherit u bën thirrje qytetarëve, përkatësisht gjeneratave të reja, se organizimi I garave ilegale me automjete është I rerzikshëm për ta dhe për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet në mënyrë adekuate.



Të ndryshme
Më shumë
Përplasje në Kuvend, LSDM kërkon shkarkimin e ministrit të Bujqësisë18 April 2026
Lajçi vargje 18-vjeçares së vrarë: Nënë gjithçka më mësove por si të mbrohem nga një burrë s’më kallxove25 August 2021
Zaev: Po bëjmë përpjekje që Gruevski të kthehet në vend dhe të vuaj dënimin22 July 2021