Nga Rajoni
30 July 2021
“E luan rolin sikur këta mulla Shefqetat”, Ridvan Berisha flet për Kurtin

Gazetari Ridvan Berisha ka folur për përshtypjet e tij ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti.

I pyetur se a e do edhe Kurtin, siç kishte deklaruar se e do Veselin, Thaçin Ramushin e Dautin, Berisha në emisionin Natë Verë në T7 tha se nuk ka fare respekt për kryeministrin Kurti.

“Pikë respekti për të nuk kam. E luan rolin sikur këta ‘mulla Shefqetat’ a çka janë, sikur po vjen një shpëtimtar po i mëshon shkelm varfërisë”, ka deklaruar Berisha.

Tutje ai tha se Kurti nuk mund të jetë i rrezikshëm për Kosovën sepse nuk ia lejon Amerika.

“Nuk e lënë amerikanët atë punë, jo Albin Kurti po askush nuk mundet, stopa ka rrugës”, tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Vjosa Osmani i përgjigjet ashpër Borrellit: Mos bëni deklarata të njëanshme e të pabazuara21 October 2021
Pacolli: Kalova 4 orë me Veselin, Thaçin dhe Selimin, tri shtete kanë dhënë garanci për lirimin me kusht të tyre12 October 2021
Makina shpërthen në flakë në autostradën Tetovë – Shkup, tek ura e Zhelinës (FOTO)11 July 2020