Nga Vendi
2 August 2021
Tërmeti që u ndje në Maqedoni, epiqendrën e ka pasur në Viti të Kosovës

Tërmeti që u ndje në Maqedoninë e Veriut, kryesisht në rajonin e Shkupit, epiqendrën e ka pasur në rajonin e Ferizajit dhe Vitisë të Kosovës, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore në Shkup.

“Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, me stacionet në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, e mbajtur nga Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematike – Natyrore në Shkup, sonte në ora 23:07 minuta ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit gjendet 28 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në rajonin e Ferizajit – Vitisë, Republika e Kosovës”.

“Tërmeti kishte magnitudë prej 3.3 ballë, kurse është ndjerë nga qytetarët e qytetit të Shkupit dhe rrethinës me intensitet prej III ballë sipas Shkallës Makrsozimike Evropiane”, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik në kuadër të FSHMN-së.



Të ndryshme
Më shumë
Dje janë vaksinuar 18.149 qytetarë në Maqedoni27 July 2021
Osmani-Taravarit: Zotni doktor, ti turpërohesh prej detyrës së kryetarit të komunës!? 3 September 2021
Kosova drejt institucioneve të reja, Supremja rrëzon të gjitha ankesat zgjedhore 8 July 2026