Nga Vendi
2 August 2021
Tetovë, arrestohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Ministria e Punëve të Brendshme informon se në Tetovë janë arrestuar 2 persona.

Siç njofton MPB, gjatë orës 00:10 pas mesnate, në autostradën Tetovë-Shkup, efektivët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë gjatë kontrollit të kryer tek B.I (38) dhe Sh.B(57) vjeç kanë gjetur kokainë.

Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresa për veprën “prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestime pas zjarrit në pallatin pranë QSUT, vijojnë hetimet për shkaqet15 April 2026
Me fotot ‘hot’ nga pushimet, Tea zbulon të dashurin e saj 6 September 2021
Trump: “Me të mirat që bëj, ndoshta do të shkoj në Parajsë” 5 February 2026