Nga Vendi
2 August 2021
“Stopanska Banka” – Shkup me 100.000 euro fitim çdo ditë

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2021, “Stopanska Banka” ShA Shkup ka vazhduar me punën e suksesshme. Si rezultat i kësaj, në fundi të muajit qershor të vitit 2021, fitimi arrin 1.215.788 mijë denarë, që paraqet rritje për 15% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Për të njëjtën periudhë, aktivi i përgjithshëm i Bankës mbetet thuajse i pandryshueshëm në vlerë prej 105.655.161 mijë MKD.

Fondamentet stabile të Bankës, të shprehura përmes kapitalit të latë dhe pozitës së likuiditetit, modeli i suksesshëm i biznesit, qasja prudente në menaxhimin e rreziqeve, si dhe vendosja e parimeve për menaxhim kooperues të mirë, mundëson që edhe në kushte të sfidave të mëdha dhe ndikimeve negative të pandemisë së Covid-19, Banka të vazhdojë me punën e suksesshme disavjeçare dhe të realizojë rezultate të larta.

Në tekstin që vijon është paraqitur pozita e bilancit të suksesit dhe bilanci i gjendjes së Bankës.

Bilanci i suksesit (në krahasim me vitin 30.06.2020)

Të hyrat neto nga kamatat arrijnë 1.888.986 mijë MKD dhe është rritje për 3%.

Të hyrat neto nga provizionet dhe kompensimet arrijnë 391.733 mijë denarë dhe janë rritur për 11%.

Të hyrat nga dallimet e kurseve të shkëmbimit është rritur për 28% dhe kapin vlerën 61.073 mijë MKD.

Të hyrat tjera nga veprimtaria ka shënuar rritje prej 39% dhe arrin në 189.887 mijë MKD.

Shpenzime operative në tremujorin e parë të vitit arrin 881.922 mijë denarë dhe janë jodukshëm të rritura për 1%.

Në periudhën e analizuar, SB ndau vlerë të mjeteve financiare dhe rezervë të veçanrë për ekspozim mbi bilancin, në bazë neto në vlerë prej 443.383 mijë denarë, e cila është thuajse në të njëjtin nivel me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Bilanci i gjendjes (krahasim me vitin 31.12.2020)

Aktivi i përgjithshëm arrin 105.655.161 mijë denarë dhe thuajse është në të njëjtin nivel në raport me fundin e vitit të kaluar.

Mjete parash dhe paratë ekuivalente janë më të ulëta për 1.041.079 mijë denarë, gjegjësisht për 6%, si rezultat i aktivitetit kreditor të Bankës, gjegjësisht rritjes së realizuar në portofolin kreditor.



Të ndryshme
Më shumë
OBSH parashikon 236 mijë vdekje të tjera në Evropë nga Covidi deri në dhjetor30 August 2021
Burimit nga Zvicra ia shesin veturën e shtrenjtë 50 mijë euro, pa dijeninë e tij17 August 2021
Aksident tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, të paktën tre viktima31 July 2025