Nga Bota
2 August 2021
E pa në semafor dhe u dashurua, djaloshi bën thirrje që t’i gjendet kjo vajzë

Martin Baker, 41 vjeç, po udhëtonte nëpër Grimsby të shtunën pasdite kur ndjeu një shkëndijë mes tij dhe një shofere misterioze, me të cilën ai shpreson se tani mund të ritakohet.

Martin ishte duke shkuar për të marrë një porosi, kur papritur sheh vajzën e ëndrrave të tij, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.

Duke e përshkruar veten si një “romantik të pashpresë”, Martin që drejton një kamion ngjyrë portokalli ,tha se kishte një shkëndijë të menjëhershme dhe tani shpreson që ai të ribashkohet me vajzën në fjalë.

Ai tha: “Unë do të doja t’i thoja asaj, le t’i lëmë dritat jenë jeshile edhe për ne dhe të shohim se çfarë ndodh”.

Nëse vajza është e interesuar, Martin thotë se do donte të shijonte një dark romantike me të.



Të ndryshme
Më shumë
Pse shkoi në pushime me Norën? Flet Roberti 8 October 2026
MSH për rastin në Vrapçisht: Transportin e kufomave e bëjnë ndërmarrjet, jo Klinika Infektive26 August 2021
Protesta e opozitës në Tiranë shoqërohet me tensione dhe incidente pranë institucioneve22 March 2026