Nga Vendi
4 August 2021
MSH: Profili në Twitter i ministrit Filipçe është sërish aktiv

Ministria e Shëndetësisë informon se llogaria në Twitter e ministrit Venko Filipçe, është sërish aktive.

“Prej sot është aktiv profili në Twitter i ministrit të Shëndetësisë. Vazhdoni ta ndiqni për informata të sakta dhe në kohë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Prej dje profili i ministrit u pezullua nga Twitter, për arsye të panjohura.

Më herët nga MSH kanë informuar se kufizimet në llogarinë e ministrit, kanë ardhur pasi disa raste, gjatë futjes është dhënë kod i gabuar i verifikimit.

Siç njoftoi atëherë Ministria e Shëndetësisë, ky aktivitet ka qenë arsyeja që të kufizohet profili i ministrit, duke shtuar se punojnë për tejkalimin e problemit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Asani: Italia nuk e përmbys dot më Shqipërinë10 January 2024
E mbani mend “Nitën” te seriali “Kafeneja Jonë”? Vështirë se do ta njihni pas kaq shumë vitesh larg ekranit!20 August 2021
Ferdonije Çerkezi: Mëngjeset mbeten të rënda, dhimbja për të zhdukurit nuk shuhet27 April 2026