Nga Vendi
4 August 2021
Mbeten aktive disa vatra të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Në rajonin e Staro Nagorçanit mbetet aktiv zjarri në Drenak, në terren të vështir për qasje, informoi sot komandanti i njësitit të zjarrfikësve, Dalibor Trajkovski. Autoritetet presin që zjarri në pjesën e maleve të shuhet me helikopter.

Nga QRMK-Kumanovë njoftojnë se zjarri në “Kokinski doll”, në drejtim të Arbanashko është shuar tërësisht.

Në Kumanovë ka vatra aktive të zjarreve në Lipec, Murgash, informoi sot Dejan Ilievski, komandanti i njësitet të zjarrfikësve në Kumanovë.

“Bëhet fjalë për terren të hapur, zjarri është nën kontroll, informoi Ilievski.

Mbrëm ka pasur zjarre në Pukovsko, pezovo, Beljakovec, Jaqince dhe Opae.



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti: Të mos trembet askush nga kryeministri i parë shqiptarë në RMV, ne marrim hisen tonë 1 July 2020
Çifti kosovar mysliman e katolik, flet për paragjykimet familjare13 September 2021
UEFA, caktoi terminin e shortit për Champions dhe Ligën Evropa30 June 2020