Kuriozitete
4 August 2021
A e dinit se fituesi i parë i Olimpiadës ishte shqiptar?

Komiteti Olimpik Shqiptar është krijuar në vitin 1958 dhe Shqipëria ende nuk e ka një medalje olimpike.

Shumë shqiptarë kanë fituar medalje nën flamujtë e Jugosllavisë, Greqisë, Italisë, Gjermanisë e së fundmi të Kosovës. Mirëpo, a e dinit se, në vitin 1896 kur Lojrat Olimpike moderne nisën, ishte maratonomaku Spiros Louis, arbëror i Greqisë, që nën flamurin e të fundit u konsiderua fituesi i parë i Lojrave Olimpike? Pas 2 orë, 58 minuta e 50 sekonda nga nisja në Maratonë, ai mbërriti në Athinë duke përshkuar 42 kilometra e 125 metra.

Medaljen e mori i veshur me fustanellën tradicionale të Toskërisë, variacion i së cilës ishte edhe veshja e arbërorëve të Atikës, duke respektuar rrënjët tradicionale të tij.



Të ndryshme
Më shumë
“Gratë thonë se po hanë bar”, miliona fëmijë preken nga uria në Nigeri 6 August 2021
SHBA-ja po shqyrton mundësinë e përdorimit të “nënës së të gjitha bombave” kundër Iranit - CNN sjell detaje15 October 2026
Planet e Evropës për gatishmëri ushtarake në rrezik, pavarësisht shpenzimeve rekord për mbrojtjen 5 November 2026