Nga Bota
5 August 2021
Gjermania dhe Franca s’e dëgjojnë OBSh-në, do ta japin dozën e tretë të vaksinës

Gjermania dhe Franca do ta ofrojnë dozën e tretë të vaksinës për Covid-19 nga shtatori, duke e injoruar apelin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të mos çohet përpara ky plan derisa të vaksinohet një pjesë tjetër e popullsisë së planetit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca është duke punuar për ta dhënë dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit dhe personat e ndjeshëm nga shtatori, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Ka gjasë që doza e tretë do të jetë e nevojshme, jo për të gjithë menjëherë, por për çdo rast për ata që janë më të ndjeshmit dhe më të moshuarit”, tha presidenti francez në llogarinë e tij në Instagram.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë tha se synon që dozën e tretë t’ua japë personave të moshuar dhe banorëve të shtëpive të kujdesit duke filluar nga shtatori.

Vetëm një ditë më parë, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje që të mbahen pezull planet për dozën e tretë deri në fund të shtatorit, duke thënë se është e papranueshme që shtetet e pasura të shfrytëzojnë më shumë vaksina.

“E kuptoj shqetësimin e të gjitha qeverive për t’i mbrojtur popujt e tyre nga varianti Delta, por nuk mund të pranojmë që shtetet që tashmë e kanë përdorur shumicën e dozave globale të përdorin edhe më shumë”, tha shefi i OBSh-së.

Gjermania e kundërshtoi këtë akuzë, duke thënë se do të dhurojë së paku 30 milionë doza për shtetet më të varfra.



Të ndryshme
Më shumë
Dua Lipa mbledh disa nga yjet botëror për të realizuar disa bashkëpunime 5 August 2020
“Drenica lindë edhe dylbera”, Drenica mbushet me mbishkrime16 September 2021
Moti në Maqedoninë e Veriut 5 October 2020