ShowBiz
6 August 2021
Në Mykonos u pa me vajzën e Trump, kush është i riu shqiptar që u fotografua me Grenell

Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë fillim-gushti. Ai ka ndarë pamje në rrjetet sociale ku shfaqet duke notuar me pas në një darkë në jug të vendit.

Ndërkohë në rrjet janë shpërndarë edhe disa pamje ku Grenell shihet teksa zbret nga një skaf në brigjet e Jalës. Por ai që tërhoqi vëmendjen ishte edhe një djalë i ri i cili u pa në shoqërinë e Grenell. Bëhet fjalë për shqiptarin Adrian Krasniqi i cili është djali i biznesmenit, Osman Krasniqi. Ky i fundit njihet për lidhjet e ngushta miqësore me familjen e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Kujtojmë se disa kohë më parë Adrian Krasniqi tërhoqi vëmendjen e mediave në Shqipëri pasi u pa krah Tiffany Trump në Mykonos të Greqisë.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet lokale/ Ndriçimi publik në Tetovë, Rexhepi kritikon komunën30 September 2025
Dita më vdekjeprurëse për trupat amerikane në Afganistan që prej vitit 2011-të27 August 2021
Inteligjenca Artificiale parashikon nëse do të bjerë shi brenda dy orëve 4 October 2021