Nga Vendi
2 July 2020
Ziberi: Ndihmë shtetërore deri në 20.000 euro për të rinjtë për të ble apartamente dhe shtëpi

Kandidati për Kryeministër të pare shqiptar, Naser Ziberi, vizitoi familje të moshës se re me të cilët bashkëbiseduan për problemet me të cilat ballafaqohen familjet e moshës së re.

Gjatë bisedës, me çiftin e rij, Ziberi potencoi se “Angazhimet tona në këtë drejtim janë shumë serioze, ne duhet ti plasojmë idetë tona në drejtim të planeve për mbështetjen e të rinjve, respektivisht mbështetje për çiftet e rinj deri në moshën 35 vjet, të cilët kërkojnë përkrahje më serioze, saktësisht, për çiftet të cilët akoma nuk e kanë zgjidhur çështjen e banimit, të ju ofrojmë atyre ndihmë, me kredi pa kamatë deri në 20,000 euro.

“Ndër tjerash ai shtoi se po ashtu parashihet edhe rrjeti i arsimit parashkollor i çerdheve për fëmijët të zhvillohet ende më shumë, për arsye se kemi mungesë në atë segment. Jo çdo kush mund ta sistemojë fëmijën e vetë edhe në arsim parashkollor, e veçanërisht në çerdhe apo kopshte” – shtoi Ziberi



Të ndryshme
Më shumë
Teuta Arifi e bën gjelbërt me balona Tetovën27 September 2021
Shqipëria ndalon shtetasin e Maqedonisë, dyshohet se ka kryer tri vrasje27 January 2026
Mexhiti: 25 vjet pas Ohrit, barazia duhet të matet me ligje, investime dhe zhvillim12 August 2026