Nga Vendi
9 August 2021
Maqedoni: S’ka ndalesa të gjata në pikat kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata, me intensitet mesatar në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë apelon për kujdes të veçantë në rrugët Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Delçevë.

Si pasojë e asfaltimit, rruga rajonale R2335 Zhitoshe – Krivogashtani do të mbyllet për qarkullim nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Për shkak të punimeve, rruga rajonale që kalon përmes Parkut Kombëtar Galiçica do të mbyllet për çdo lloj automjeti, respektivisht në pjesën nga “Baba” deri në Doganë, nga ora 08:00 deri në 17:00.



Të ndryshme
Më shumë
E pabesueshme , shikoni se si është dobësuar Fifi (FOTO)15 August 2020
Ganimete Musliu viziton Lumnije Thaçin për 8 Mars, kujtohen sakrificat dhe roli i grave shqiptare 8 March 2026
VLEN: Kosova dëshmoi forcën e demokracisë, urime Presidentes së re 7 October 2026