Nga Bota
9 August 2021
Gjysmë milioni hektarë tokë e shkrumbuar dhe mijëra ndërtesa të djegura, vazhdojnë zjarret në Greqi

Evia, ishulli i dytë më i madh në Greqi vazhdon të digjet nga zjarret. Zjarrfikësit po luftojnë me flakët në ditën e 7-të të tyre, pasi ka vendbanime dhe fshatra të rrethuara nga zjarri.

Kështu raportojnë mediat helene, ndërsa kanë publikuar një video që tregon dëmin e madh të shkaktuar nga zjarret, të cilat mbetet aktive.

Ato e cilësojnë dëmin në shkallën e katastrofës, ndërsa bëjnë me dije se gjysmë milionë hektar tokë është shkrumbuar.

Gjithashtu mijëra ndërtesa kanë pësuar dëme të pallogaritshme dhe shumë prej tyre janë shkatërruar plotësisht.



Të ndryshme
Më shumë
Sot është afati i fundit për aplikim për vauçerë për turizëm në Maqedoni16 June 2021
Mexhiti: Nga VLEN u largua antivlera, ne jemi fryma e bashkimit të shqiptarëve rreth ndryshimit18 May 2025
Shihni çfarë nxjerr ‘doktori i buzëve’ pasi shtrydh buzët e fryra të pacientes 3 August 2021