ShowBiz
9 August 2021
‘Patriotë leshi’, opinionisti shqiptar thotë se VIP-at shqiptarë kopjojnë Cecën dhe Karleusën

Në mesin e reagimeve për koncertin e Goran Bregovic, nuk ka munguar një i fundit nga opinionisti Olti Curri.

Olti, që gjithmonë ka ditur të krijojë debat me qëndrimet e tij, duket se është pjesë e një grupi të mendimit alternativ, përtej barrikadimeve në “pro” dhe “kundër”.

Ai duke portretizuar ‘miqësinë’ mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuqiq, është shprehur se “kur nuk kanë çfarë i bëjnë gomarit, i bien samarit [në këtë rast këngëtarit serb]”.

Ai ka shkuar tutje duke grumbulluar imazhe të Cecës dhe Jelena Karleushës.

Me pyetjen se a ju duken fytyra të njohura, Olti është shprehur:

“Janë frymëzim luku për shumë femrat vip shqiptare që ju patriotë leshi i bëni like dhe komente gjithë afsh. Kur të hiqni dore nga pornografia serbe, hajde dhe më bëni si patriotë të zjarrtë shqiptarë”.



Të ndryshme
Më shumë
Tragjedi në Itali, gjashtë të vdekur dhe 30 të plagosur pas përplasjes mes kamperit dhe autobusit 2 August 2026
Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç23 October 2026
Haziri: Në ditët kur Kosova është në këmbë për ta konfirmuar se Liria ka Emër, u zbardh krimi ndaj “Grupit të Intelektualëve”20 September 2026