Nga Vendi
10 August 2021
Është ulur niveli i ujit në liqenet natyrore

Niveli i ujit në tre liqenet natyrore në vend është ulur në krahasim me dje. Sipas të dhënave të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), niveli i Liqenit të Dojranit është ulur për dy centimetra, ndërsa i Liqenit të Prespës dhe i Ohrit nga një centimetër në krahasim me dje.

Megjithatë, niveli i Liqenit të Dojranit është për 2,64 metra më i lartë nga mesatarja shumëvjeçare për gushtin, përderisa nivelet e dy liqeneve të tjera natyrore janë më të ulëta nga mesataret edhe atë për nëntë centimetra te ai i Ohrit dhe për 1,62 metra te Liqeni i Prespës.

Më të ulëta nga mesataret janë edhe nivelet e ujërave në shumicën e lumenjve dhe gati te të gjithë vërehet ulje e lehtë e nivelit në krahasim me dje. Përjashtim bëjnë Vardari në vendin matës në Jegunovc dhe Strumicë në Novo Sellë ku niveli i ujit është pak më i lartë se i djeshmi.



Të ndryshme
Më shumë
Tashmë nuk ka më dyshime, publikohet letra e Messit ku kërkon largimin nga Barcelona (Foto)26 August 2020
Akoma nuk ka vendim se si do të zhvillohet viti i ri shkollor në Maqedoni 7 June 2021
Në Maqedoni ka mbi 6.300 raste aktive me COVID-1925 October 2021