Nga Vendi
10 August 2021
Protestat e të Dielës/ Grubi: E drejtë demokratike për të gjithë

Gjatë intervistës për Kanal5, Zëvendëskryeministri i parë Grubi është pyetur edhe në lidhje me protestën e paralajmëruar për ditën e diel para Parlamentit, në prag të shpalljes së masave kufizuese kundër Covid 19, ndërkohë që Grubi thotë se protestat janë të drejta legjitime.

“Protestat janë legjitime, një e drejtë demokratike që të gjithë të shprehin mendimin e tyre, por gjithashtu duhet të kemi parasysh se duhet të mbrojmë shëndetin publik, të vaksinohemi. Ato vaksina dhe sa e vështirë ishte merrni në një kohë kur e gjithë bota duhet të vaksinohet dhe unë do t’i ftoja të gjithë të mendojnë ashtu siç bënë një vit ose disa muaj më parë duke kërkuar vaksina, të mos protestojnë në kushtet kur ne tashmë kemi një rritje të qytetarëve të infektuar, nga 10 në ditë në 400 në ditë dhe shpresoj që të gjithë ata që do të protestojnë të jenë të vaksinuar dhe se ata nuk do të transmetojnë virusin tek njëri -tjetri në atë protestë”, ka shtuar më tej Grubi.

 



Të ndryshme
Më shumë
Në Maqedoni ka mbi 6.300 raste aktive me COVID-1925 October 2021
Katër kandidatët për kryetarë komune në Haraçinë27 August 2021
Përplasje mes banorëve e forcave të rendit në Theth, u bashkohen dhe deputetët e PD12 July 2025