Nga Rajoni
13 August 2021
Kadaj-Bujupi për Bregoviqin: S’ka çka lypë në Shqipëri, figura e tij është e papranueshme

Donika Kadaj Bujupi së fundmi ka folur për ardhjen e Goran Bregoviqit në Korçë.

Ish deputetja, e ftuar në emisionin “Natë vere” ka thënë se një person i tillë nuk ka se çfarë kërkon në Shqipëri.

“Në parim mendoj se kultura, arti, muzika nuk njeh kufi dhe sa më shumë që bashkëpunojmë, e na jepet mundësia me taku kultura të reja, d.m.th do të bëhemi më të mirë, se nëse izolohemi racizmi do të rritet. Në rastin konkret personi në fjalë ka promovuar politikë fashiste, ai nuk e ka vendin në Shqiperi pasi artistët duhet të promovojnë paqe e jo ‘kallasha’ e krime. D.m.th figura e tij është e papranueshme. S’ka çka lypë në Shqipëri, por reagimi nga populli është ekstrem. Nuk kemi pse prishemi me Shqipërinë se dikush ka ftuar Bregoviqin” tha ajo.

Kujtojmë se Bregoviq do të performojë më 22 gusht, në natën finale të Festë së Birrës në Korçë.



Të ndryshme
Më shumë
“I mbylla gojën me duart e mia, ngjarjen e inskenova sa më të besueshme”, dëshmia e grekut që vrau gruan18 June 2021
"Nuk dua të hyj në gjynah", Xuxi flet për banorët që po mbajnë namaz në Big Brother VIP Kosova 5 5 November 2026
Kosova ofron të bëhet vendi i parë që pranon azilkërkuesit e refuzuar nga Britania22 October 2025