ShowBiz
13 August 2021
Me flokë të gjata dhe të thinjura, kështu duket aktualisht “Mr.Bean”

Aktori Rowan Atkinson, i njohur si “Mr. Bean”, është një ndër personazhet më të dashur për publikun në mbarë botën.

Pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, ai na ka bërë të gjithëve të qeshim dhe i ka bërë të gjithë për vete me rolet e tij. Madje, Atkinson mund të jetë kthyer në aktorin tuaj të preferuar për shkak të rolit si “Mr Bean”.

Po si duket sot ai?

“Mr Bean” është shfaqur së fundmi shumë larg personazhit të tij ikonik. Ai po bën xhirime për një serial të ri në Netflix “Man Vs Bee”, ku shihet me flokë të gjata dhe të thinjura e me një këmishë të kuqe me kuadrata. Ky serial u krijua nga Rowan dhe Will Davies dhe do të ketë 10 episode.

 



Të ndryshme
Më shumë
Dolce “godet” rrjetin me një mesazh të fortë13 September 2026
ASHMAA Maqedoni: Heshtja zgjedhore fillon më 16 tetor14 October 2021
Ndodh edhe kjo! Infermieri vjedh ilaçet e COVID-19 në spital 1 September 2021