Nga Bota
13 August 2021
Djaloshi 6-vjeçar i mbijeton plumbit në kokë

Një vogëlush 6-vjeçar nga Filipinet mrekullisht ka aarritur që të shërohet nga goditja e një plumbi qorr në kokë.

Në daten 1 Gusht, vogëlushi ishte në shtëi me nënën dhe teksa pinte ujë në guzhinë në mnyre krejt të befasishme ai u rrëzua në tokë, pasi një plumb u shkrep nga shtëpia e fqinjit të tij në provincën Batangas.

E ëma e tij i ishte afruar pasi ka menduar se është rrëzuar si pasojë e humbje së ekuilibrit, por ajo ka vënë re se djali ishte mbuluar me gjak.

Menjëherë prindërit e kanë dërguar në spital, ku vogëlushi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe fatmirësisht ai ka arritur të mbijëtojë.

“Djaloshi im është shumë i fuqishëm. Nuk ka qarë aspak, pavarësisht plagës që e kishte në kokë. Ishim në sallon kur u shkrep plumbi. Askush nuk e dinte se nga erdhi. Personave të papërgjegjshëm nuk duhet dhënë arma në dorë. Shpresoj që policia do ta zbulojë”, ka thënë halla e tij Michelle.



Të ndryshme
Më shumë
Regjeneratori natyral për flokë me bazë bananeje flokët tuaja do t’i mbrojë nga rrezatimi i fortë i diellit dhe nxehtësia23 August 2020
Magyar fiton zgjedhjet në Hungari, i jep fund 16 viteve qeverisje të Orbanit13 April 2026
Mbahet tubi në Zhelinë, mesazh për zhvillim e mbrojtje të vlerave kombëtare11 October 2025