ShowBiz
13 August 2021
Këta janë artistët shqiptarë që do këndojnë në të njejtën skenë me Goran Bregoviq

Festa e birrës në Korçë do mbahet me të ftuarin “special”, Goran Bregoviq.

Ndaj këtij zhvillimi në event reaguan Dafina Zeqiri, Capital T e të tjerë emra nga Kosova që anuluan pjesëmarrjen e paraparë.

Në fund, përkundër se në fillim pati mendim tjetër, pas presionit publik u tërhoq edhe Shemi i grupit “Ilirët” duke e lënë festivalin pa asnjë artist kosovar.

Por e njëjta nuk ka ndodhur me emrat e njohur të paraparë nga skena muzikore në Tiranë.

Dhe cilët janë ata artistë që do marrin pjesë duke mos e patur problem të ndajnë skenën me një frymëzues të fashizmit.

Mbani në mend sepse lista është goxha e gjatë dhe përfshin nga tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica.

Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Priftie Orgesa Zaimi.



Të ndryshme
Më shumë
Ekonomia gjermane po rimëkëmbet, por për sa kohë?25 September 2026
Ali Ahmeti: Shqiptarët janë krenar me punët dhe kuadrot e BDI-së11 October 2021
Regjistrohen 459 shkelje për mosmbajtje të maskës24 August 2020