Nga Vendi
13 August 2021
Shtatë persona nga Gostivari në vend që të jenë në izolim, ata janë larguar nga shteti

Më 12.08.2021, efektivët e policisë nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar kanë kryer  kontrolle lidhur me vendimet e nxjerra nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për masa të theksuara të izolimit të personave në shtëpi dhe trajtim në shtëpi dhe vetë-izolim. Në këtë mënyrë, personat MS (38) nga Tetova, një 16-vjeçar i mitur nga Reçica e Vogël, I.R. nga Zherovjani, A.J. (44) nga Gostivari, S.Z. (38) nga Negotino-Pollogut, H.H. (29) nga  Senokosi i Gostivarit, S.M. (26) nga Vrapcishti i Gostivarit dhe A.I. (21) nga Debreshi i Gostivarit nuk i kanë respektuar vendimet e nxjerra, gjegjësisht janë larguar nga vendi dhe ka vepruar në kundërshtim me nenin 206 të Kodit Penal. Pasi të jenë dokumentuar plotësisht rastet, kundër tyre do të ngrihen parashtresa adekuate.



Të ndryshme
Më shumë
Trajanov: Krimet e luftës nuk vjetërsohen, Gjykata Kushtetuese ende hesht për rastet e Hagës29 September 2026
Grubi: MO-ja transformoi Maqedoninë e Veriut dhe u bë yll udhëzues drejt të ardhmes 2 July 2021
Reshje të rrëmbyeshme e përmbytje paralajmërohen në Britani 3 August 2021