ShowBiz
17 August 2021
Loredana habit me deklaratën pas ndarjes nga Mozziku

Përgjatë ditëve të fundit kudo në rrjet ka bërë bujë ndarja e Mozzikut dhe Loredanës, pak kohë pas ribashkimit.

Çifti jo vetëm që kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, por edhe kanë hedhur thumba përmes postimeve.

Ditën e djeshme Loredana bëri tatuazh një zemër të thyer në trup dhe u pa nga të gjithë si një mënyrë për të shprehur ndjenjat e saj pas ndarjes.

Mirëpo, mesa duket kjo nuk është e vërtetë, pasi reperja ndihet shumë e lumtur.

Këtë e ka treguar vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Loredana ka publikuar një foto afër krevatit të Hanës, krahas së cilës ka shkruar “Kaq e lumtur”.



Të ndryshme
Më shumë
Milot Rashica ndan emocionin pas fitores me flamurin Shqipëri-Kosovë27 March 2026
Vrasja e të riut në Tiranë, arrest me burg për policin11 December 2020
Princ Vali Corleone i ri i Maqedonisë, shpenzon 60 mijë euro në muaj pa punuar kurrë21 June 2021