Sport
3 July 2020
Ramos me gol festoi paraqitjen e 450-të te Reali

Kapiteni I Real Madridit, Serhio Ramos, ishte autor i golit të fitores të “mbretërve” ndaj Getafes, pas së cilës, Reali ka 4 pikë epërsi para Barcelonës, në 5 javë para mbylljes së sezonit në La Liga. Ramos festoi në mënyrë më të bukur paraqitjen e 450-të në fanellën e Realit, duke shënuar golin e fitore dhe duke u rreshtuar në pozitën e 5-të të futbollistëve me më shumë paraqitje te Reali. Para tij janë Santiljana me 416 ndeshje, Kasiljas me 510, Sançiz me 523 dhe Raul Gonzales me 550 ndeshje në fanellën e Realit.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti: Agjenda e blertë është jetë, të dalim faqebardhë30 September 2021
Maqedoni: Nuk ka më festa me këngëtar, kufizohet edhe numri i mysafirëve në objektet hotelierike 5 October 2020
Boçvarski: Kemi nisur procedurë që t’i merret licenca për punë kompanisë “Besa Trans”23 November 2021