Nga Vendi
19 August 2021
Situata me Covid në Tetovë vazhdon të rëndohet tejmase

Situata me Covid vazhdon të rëndohet tejmase në Tetovë ndërsa informacionet e fundit janë shumë dramatike për sa i përket numrit të personave që kanë vdekur dhe atyre që janë infektuar vetëm brenda 24 orëve të fundit duke iu referuar burimeve nga Spitali i Tetovës.

Janë gjithsej 5 të vdekur dhe 325 të sëmurë nga Covid 19 brenda 24 orëve. 122 persona janë me oksigjen dhe 203 janë më lehtë të prekur nga virusi. Gjithsej të hospitalizuar janë 122, të vakcinuar me 1 dozë 10 persona ndërsa të vakcinuar me 2 doza 4 persona ndërsa ambullanta ditore 203. Nga Spitali i Tetovës bëjnë apel për më shumë kujdes dhe respektim të masave.

 



Të ndryshme
Më shumë
U largua nga grupi për shkak të problemeve me shëndetin mendor, Jesy Nelson rikthehet së shpejti si solo artiste13 August 2021
Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të parë, lajmin po e mbanë super të fshehur15 June 2021
Tetë arsyet pse është mirë të kesh një ‘partner pune’ 2 July 2020